KreuKulturë / ArtNATASHA LAKO Vlere dhe model i Gruas Shqiptare..Natasha Lako lindi ne Korce...E...

NATASHA LAKO Vlere dhe model i Gruas Shqiptare..Natasha Lako lindi ne Korce…E kujtoj sykalter,bukuroshe ,me dy gersheta te thurrura bukur nga gjyshja lidhur me kordela si shumica e korcarkave asikohe…/Nga Klara Çela

NATASHA LAKO Vlere dhe model i Gruas Shqiptare

Natasha Lako lindi ne Korce…E kujtoj sykalter,bukuroshe ,me dy gersheta te thurrura bukur nga gjyshja lidhur me kordela si shumica e korcarkave asikohe…
ishte 10 vjecarja e viteve 1950 qe vrapo’te pas shkolles drejt e ne Biblioteke ,ne filmat me 5 leksh ne Kinema ose Teatrin e kukullave e urte e brishte mesonte mesonte dhe jetonte mes te bukures..
Jemi afersisht nje brez i pasluftes dhe shpesh edhe te keqkuptuar. Po kjo s’ka rendesi ,kur Njeriu ritet i Lire del nga rradhet.
‘atasha u rit edhe mes serenates Korcare vargjet e te ciles ishin poetike shume poetike Dhe korit Lira me kenget patriotike… Nuk u brumos si “Pavlik Morozovi “qe denoncoi baben e vet…ne Sigurimin Rus…
Natasha u rit e LIRE si shumica e grave dhe vajzave korcare,si nenat dhe gjyshet tona..
qysh nga koha e Shkolles se Pare Shqipe te Motrave Qiriazi…
Duke u ritur i linden Vargjet e para te dashurise e u botuan nen titullin “Marsi Brenda Nesh ” si nje befasi e pritur prej kohesh…
Me kete liber ,Natasha mer pjese ne Mitingun e Poezise ne Gjakove, kur sa ishte bere nene me nje vogelushe ku bente nje betim ne poezi :”Ka ikur koha kur ne skene djemte luanin Antigonen” foli Natasha me zerin e pare femeror…qe sipas studiuesit te letersise Shqipe dhe Albanologut Robert Elsie “Natasha afron me” Damat me te Medha te poezise Ballkanike…”
Ne vitin 1973 Natasha filloi pune ne Revisten “Shqiptarja e Re.(kishte mbaruar Gazetari ) Nderkohe poezite e saj ne “Antologjine e Poezise Shqiptare” ,botuar ne frengjisht te Ismail Kadarese ,Fatos Arapit dhe Dritero Agollit…
Ne Atmosferen e 100 Vjetorit te “Lidhjes Shqiptare te Prizrenit “,Natashes i lindi ideja dhe realizoi skenarin e filmit “MESONJETORJA pas konsultimeve me mesueset Persefona Treni ,Skender Luarasin etj..e natyrisht djalin e porsadale nga burgu te Sevasti Qiriaz Dakos…Keshtu lindi figura e Dafines…Si skenariste gradacionin me te larte kunder dhunes se pushtimit duke nxjere figuren e Vasil Lacit…
Me pas del filmi ” Muri i gjalle ” perseri me Skenar te Natasha Lako ku deshmon “mitin e gruas” te pafajshme te cilen e cojne ne muro
Me mbeshtetjen e Martin Camajt Romani i Natashes “Stinet e jetes “u prezantua ne Berlin ku ajo pa Murin Ndares ‘ dhe Berlini’ Perendimor ,i kujroi ndarjen e Kosoves nga Shqiperia …gje qe i semboi ne zemer…EFtuar ne nje Qender Rezidenciale ne Perendim bashke me Fatos Arapin dhe Robert Shvarcin ,ndjene thelle kur vizualisht lufta ndan popujt.
Ne Tetor 1990 boton vellimin poetik “Natyre e Qete ” veper qe paralalmeron clirimin dhe pjekurine e poezise te Natashes.
para ketij botimi kishte shkruar skenarin “Flete te Bardha 1988 film qe del ne Ekran ne Maj 1990 vetem nje muaj para ngjarjes se 2 Korrikut qe shperthyen dyert e Ambasadave eveniment qe e lidhi fort Natashen me bashkeshortin Aktorin dhe Regjisorin e shquar Mevlan Shanaj…qe sebashku kontribuan fort ne Levizjen Demokratike e permbysjen e Diktatures ne Shqiperi. Tek Natasha prej kohesh ishte fiksuar vargu i saj postulat qysh ne Koncertin e Majit 1987 shperthyer :”Mekembe kush ngrihet me gjunje nuk bie ” mes melodise te kenges gje qe ate koncert me kujtoi vargun e Witmanit :”Nerez kundershtoni shume ,binduni pak !” Vargu Apel i Natashes eshte me i forte ne krahasim
Asikohe -kujton Natasha nje zv Min i Brendshem krahas disa personave te letersise dhe artit ,kishte vendosur edhe Natashen e percaktuar si person “me rezikshmeri te larte te cilet duhet te eliminohen menjihere ne rast rezikimi te Pushtetit Popullor ..
“?!
U ribashkova me Natasha Lokon ne Korce ne vitet 1990 -91 gjate Fushates Elektorale per tu zgjedhur perfaqesuese e Grave Korcare e krejt qytetarise korcare
Me 8 Mars 1991 ,vetem tete dite pas tezimit nga Piedestali te monumentit te Enver Hoxhes dhe vetem disa dite para zgjedhjeve te “para te lira pluraliste “,e takova ne Pallatin e Kultures ku ishim mbledhur burra e gra ,te rinj e te reja lu u shpreh se pas gjysem shekulli diktature “Iu afruam pragut te Ri Historik te ndryshimit te Sistemit…Po keshtu edhe ne Mitingun para Teater Cajupit ne Korce ,ku fola edhe une ne emer te grave Korcare ,Natashes i shkelqenin syte nga emocioni tek ligjeronte Isha ne krah te Natashes ne Fushate kudo ne lagje ,ne rruge dhe balle perballe dhe me dinjitet e fjalen e mencur me vizion fitoi… Po keshtu fitoi edhe ne zgjedhjet parlamentare te 1992 perseri ne menyre plebishtitare Ky ishte mandati i dyte qe i dha Natasha Lakos populli i Korce.
Kujtoj me respekt Petcionin e pergatitur nga Natasha qe mblodhem tek sheshi perpara Nishes se Mitropolise ku neneshkruam per kthimin e lirise te Besimit Fetar dhe institucineve fetare objektet e kultit Aty neneshkroi e para Natasha ,pas saj une dhe krejt grate korcare
Kam shume te shkruaj kam shume mall e dashuri dhe respekt per Natasha Lako dhe familjen Shanaj model shqiptarie ,vlere kombetare..
P.S. Nxjere me shkurtime nga libri me autore Klara Mitrushi Celo ,gati per botim me titull “Kohet e keqkuptimeve ose ceshtja e Grave”

Klara Çela

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit