KreuAktualitetiZelensky: Europë zgjohu dhe reago Ndërsa jemi në javën e dytë të...

Zelensky: Europë zgjohu dhe reago Ndërsa jemi në javën e dytë të luftës së ashpër Ukrainë-Rusi…/Nga Emili Bibolli

Zelensky: Europë zgjohu dhe reago
Ndërsa jemi në javën e dytë të luftës së ashpër Ukrainë-Rusi, Volodymyr Zelensky Presidenti i Ukrainës, nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale i bën thirrje Europës të zgjohet dhe të reagojë.

Tani gjithçka nuk është më një kërcënim por realitet. Në këtë moment tanket ruse kanë hapur zjarr ndaj njësive nukleare në centralin bërthamor Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës. Ata e dinë se ku po qëllojnë, madje janë përgatitur për këtë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Ukrainës, të gjithë europianëve dhe atyre që e njohin fjalën “Çernobil”, ju e dini se çfarë pasojash katastrofike dhe sa dhimbje la pas shpërthimi i tij. Rusia kërkon ta përsëritë këtë katastrofë me përmasa globale. Nuk do pushoj së thëni, europianë ju lutem zgjohuni. Unë kam komunikuar me të gjithë liderat e huaj, partnerët tanë, kancelarin gjerman Scholz dhe Presidentin Biden. Rusia, ky shtet terrorist tani i është drejtuar terrorit bërthamor. Vetëm aksioni europian mund ti ndalë trupat ruse, – shprehet Zelensky në videon e postuar në faqen e tij në Facebook këtë mëngjes.

Emili Bibolli

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit