Pasi arrestoi Ilir Metën u bë drejtor policie, Vilson Bala transferohet nga DVP Durrës në Korçë
Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, pritet të transferohet në qytetin e Korçës.
Vilson Bala aktualisht mban postin e drejtuesit të Policisë së Durrësit, ndërsa më herët, ai ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Operacionales. Ne ate kohe, më 21 tetor 2024 drejtoi operacionin e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi emrin e pasardhësit të tij në Durrës, ndërsa pritet që në ditët në vijim Policia e Shtetit të konfirmojë zyrtarisht transferimin dhe emërimet e reja.
@NewsIn.Al

