HomeKulturë / ArtPer 7 marset qe iken dhe 7 marset qe do te vijne/Petrika...

Per 7 marset qe iken dhe 7 marset qe do te vijne/Petrika Tollkuçi

Për 7 marset që ikën dhe 7 marset që do të vijnë
Te gjithë mendojmë se mbaruam së nxëni kur përfunduam formimin shkollor, por formimi dhe nxënia nuk mbaron kurrë. Mësuesit tim të parë dhe të gjithsecilit prej nesh janë nëna dha babai që na mbajnë në gjirin e tyre derisa të kenë jetë dhe na japin nga jeta e tyre.
Mesuesit tanë të dytë janë ata të fillores që na mësuan ABC – në shamitë e pastra dhe moralin.
Të tretët për nga rradha mësuesi kujdestar i klasës së pestë që e kujtoj me nderim dhe respekt pavarësisht se basetat akoma me dhembin edhe sot e kësaj dite nga këmbëngulja e saj për të më ngulitur në kokë se jeta shkollore nuk përfundon me tetë vjeçaren.
I katërti nga rradha që edhe sapo e urova sot mesuesi kujdestar dhe shpura e mësuesve të katër viteve të gjimnazit që na mbajtën me këmbë në tokë kur fluturonim kohë e pa kohë.
Të pestët flota e rëndë e universitetit të cilët i pamë fillimisht si profesorë hije rëndë por që në përfundim të tij u bënë shokët tanë.
Të gjashtët ata me të cilët punuam dhe na mësuan ABC – në e jëtës dhe që na treguan se jeta është deti dhe noti mësohet në det.
Të shtatët janë ata me të cilët jetojmë të përditshmen dhe me të cilët japim e marrim.
Konkluzioni është se nuk lindim të ditur dhe kemi nevojë për dije dhe njerëz që të na ndriçojnë sikundër edhe ne ndriçojmë njerëz përgjatë rrugëtimit që quhet jetë!
Për 7 marset që ikën ju falenderojmë, për 7 marset që do të vijnë të trokasim në dyert e të diturve!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments