Per ata monstra qe ngrene duart mbi qenien femerore …
Para se ta martosh bijën tënde, ulu dhe tregoji atij zotërise, bile gjithë familjes se tij, se sa me mund e ke rritur dhe sa vështirë qenka t’ia japësh dikujt tjetër.
Tregoju se e ke edukuar dhe e ke shkolluar ndoshta me mish e me shpirt për t’ia pasuruar mendjen, që të jetojë një të nesërme më të mirë.
Se derisa ajo ka studiuar, ti ke pas stres si prind dhe dert se a do t’ia dal mbanë.
Se çdo herë që ka pasë provim bija jote dhe se nëse s’e ka kaluar provimin, ti ke qarë bashkë me të!
Që s’kanë aspak të drejtë ta urdhërojnë me gisht dhe ta komandojnë me punë që asaj nuk i takojnë si grua.
Se ajo nesër edhe tek ju, do flasë, do shpreh lirshëm mendimin e saj të lirë.
Se nuk do të dijë të heshtë nëse i bëhet padrejtësi në çfarëdolloj aspekti qoftë.
- Se ajo ka frikë Zotin dhe jo njerëzit.
Se ajo nuk është roje e shtëpisë, e burri të bredhë natën rrugëve e kafeneve me shokë.
Se ajo nuk është vetëm kuzhiniere dhe pastruese, por është një zonjë e cila duhet të gëzojë shumë respekt si grua.
Se ti si prind ndjenë dhembje dhe nuk lejon që vajzës tënde t’i dëmtohet asnjë fije floku!
Duke ua përkujtuar se si e rrite, e shkollove, e edukove, ndërsa ju do ja shihni hajrin më shumë se ne si prindër.
Se nëse ajo nënçmohet, ngacmohet me fjalë, ofendohet, ose shtypet dhe tortorohet, ti si prind je i gjallë dhe reagon, ndërhyn dhe shpëton jetën e vajzës tënde, e nuk hesht duke anashkaluar gjoja se ndërhyrja familjare përkeqëson punën, ose nga turpi se na qeshin bota (ashtu siç e kemi zakon).
Tregojua dhe përsëriti këto fjalë shpeshherë me ata, jo se nuk i dinë por se:
“PËRKUJTIMI BËN DOBI”.
#V.Jano
