Për të gjithë miqtë e mi të krishterë, gëzuar ditën e pagëzimit të Krishtit!
-ZEMËR FËMIJE KËRKON PARAJSA-
Hapat e tu të vegjël ndjek,
Nëpër botën e veshur me dimër,
Si një fëmijë i saj në këmbë dikur,
Udhët more, zemër më zemër…
Hapa të vegjël, zemër fëmije,
Kërkon udha që drejtë parajsës të shpie,
Është dera e vogël e përultësisë,
Ajo që të çon në shtigje plot dritë lumturie…
Janë hapat e tu që zemrës m’i flasin,
Sa herë frika terr i bën udhëve dhe hije,
“Këtu jam, sot e mot me ty ” më thonë,
Dhe shpirtin ma mbushin me diell…
-ARMENIDA QYQJA-
(Janar 2022)
@NewsIn.Al

