Sunday, November 3, 2024
spot_img
HomeAktualitetiPretendojmë se jemi vend demokratik, ajo parti pretendon se është demokratike, por...

Pretendojmë se jemi vend demokratik, ajo parti pretendon se është demokratike, por hekurat, presioni dhe blindimet janë praktikë e politikanëve totalitarë…

Në të gjithë përplasjen midis z.Berisha dhe z.Basha më vjen vërtet dhe vetëm, keq për njerëzit që dashur apo padashur janë bërë pjesë e kësaj vorbulle. Për mua nuk ka aspak rëndësi nëse disa mbështetin z.Basha, apo z.Berisha apo janë aty thjesht për të mbështetur partinë e tyre.

Është kriminale ti vendosësh njerëzit në situata të tilla, t’u blindosh ambientet e partisë së tyre apo ti çosh mish për top për ti shpëtuar drejtësisë. Situata të tilla kërkojnë përballje, dhe kur them përballje kjo nuk nënkupton të shfrytëzosh qytetarët e këtij vendi dhe nga ana tjetër thjesht të qëndrosh e shijosh spektaklin.

Fotoja e fundit që po qarkullon me shpejtësi në portalet dhe televizionet shqiptare, ku dallohen dyer prej hekuri të blinduara brenda një selie është alarmante. Akoma më alarmante janë edhe deklaratat e disa të rinjve sot, që zotohen me tone kërcënuese të marrin një godinë.

Pretendojmë se jemi vend demokratik, ajo parti pretendon se është demokratike, por hekurat, presioni dhe blindimet janë praktikë e politikanëve totalitarë.

Emili Bibolli

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments