Pesë vjet nga ndarja me Idhullin e tifozërisë korçare në fund të viteve 70 Petrika Tole!

Pa dyshim Tolja ishte shpirti i atij ekipi kampion të vitit 1977, i ekipit te ndeshjeve te para, te Shpreses Shqiptare, kampione e Ballkanit.
Kur themi Skenderbeu, brezi i artë i tij kulmon në kampionatin 1976-1977 , kur për herë te pare kampionati u bë me tre fraza që titulli mos vinte në Korçe!
Por… gjithmone ka një por… regjimi nuk duronte dot ekipin korçar në elitën e futbollit dhe gradualisht filluan edhe largimet e futbollistëve.
Tolen e futën prapa hekurave me një akuze të stisur alla komuniste. Këtu mbaroi edhe karriera e tij. Tifozëria korçare nuk e harroi kurrë idhullin e vet. Dalja e tij nga burgu u kthye në një ditë plot dritë nga rinia korçare.
Tolia u shua në Çikago në 8 Qershor 2016.
Kujtojmë ndeshjen për kupën ballkanike me Arisin e Selanikut.
Skënderbeu Korçë – Aris Selanik 2-0
1 Mars i 1978
Shenues :G.Muhaxhiri 16′ dhe Dh.Xhambazit 25′
Formacioni: Gjergji Ballço, Spiro Gjeci, Jani Kaçi, Ilir Papa, Stefi Lubonja, Petrika Tole, Ferit Rragami, Gëzim Muhaxhiri, Milutin Kërçiç, Dhimitraq Xhambazi, Gjergji Lika.


#Ilir Jano

