Sipas Ministrisë së Financave, Vladimir Putin ka pak pasuri të deklaruar
Prej disa vitesh, Vladimir Putin është përballur me akuza që e duan atë të fshehë pasurinë e tij të patreguar .
Megjithatë, sipas shifrave zyrtare, presidenti rus zotëron shumë pak prona, duke përfshirë një apartament të vogël në Shën Petersburg dhe dy makina të viteve 1950. Këtyre i shtohet edhe paga e tij presidenciale prej 128,000 euro në vit.
Së fundmi, Guardian ka nxjerrë në sipërfaqe raportet në mediat ruse se një rezidencë luksoze e fshehur në pyjet e Karelias në Rusi i përket edhe presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas vendasve, “Kasolla e Peshkatarit”, siç quhet ndryshe, thuhet se është “dacha” e presidentit rus Vladimir Putin, pra shtëpia e tij e pushimit.
Vila futuriste ka një platformë helikopterike e cila kur nuk përdoret është e mbuluar me bar. Brendësia e shtëpisë është minimale. Një mur xhami ndan dhomën e madhe të ngrënies nga një kuzhinë profesionale e pajisur me barbekju, një furrë tandoor dhe një skarë japoneze teppan.
Ndërtimi i saj
Ndërtimi i një Shtëpie Kopshti brenda parcelës së madhe, ka filluar në vitin 2021. Ajo është e dekoruar me gurë gjysmë të çmuar dhe ka gjashtë dhoma gjumi. Në fakt, sipas informacioneve, puna e përgjithshme për ndërtimin e shtëpisë llogaritet të jetë të paktën 2.8 milionë paund.
Një zëdhënës i Kremlinit tha në një deklaratë se “presidenti i Federatës Ruse nuk është i lidhur me pronën”, por “vendasit punojnë si roje në rezidencë vetëm kur hapësira është bosh”, tha një peshkatar vendas.
“Kur pronarët ose mysafirët e tyre kthehen, vendasit zakonisht zëvendësohen nga FSO [Agjencia Federale e Mbrojtjes].”
@NewsIn.Al

