RECETA KORCARE
Sa kam Korçën,s’dua ilaçe
në Zagaraj,i këput një paçe
temperaturë,kur të më hipë…
marr dy kërnacka ,me qep’ e kripë
kur jam sëmurë,s’dua ilaç
dua lakror , pjekur në saç
me gjizë ,qepka e domate…
iku sëmundja’ e vate
kur kam Korçën,s’dua ilaç
dal shoh gratë, me jastragaç
mblidhen tufë, pes’ a gjashtë
tërhollin petë,e i ndejnë jashtë
kur më dhemb, kokë dhe qafë
shoh bromkat nderë, në çarçafë
dhe mësheret,rrathë- rrathë
piperkat, mbushur me djathë
sa kam Korçën,s’dua ilaç
dua me qiqra,një kulaç
të më vejë, shija në palcë
marr domate ,mbushur me salcë
ilaç për mesin, e për kurizë
kam piperkat,mbushur me gjizë
kam pastërmanë, me fasule
dhe roshnickat, me lëng pule
të rregulloj, tension’ e gjakut
shkoj pi ujë , n’burim’t Çardhakut
në s’e ndiej. veten aq mirë
shkoj në Panda,pi një birrë
kur s’më bindet poezia
ngjitem lart ,nga Mitropolia
shoh ,kur tymosin oxhakët
kur dalin vajzat, e fshijn’ sokakët
kur kam stres, e më pëlcet xhani
marr faqorkën,me raki mani
pasi e zbut grykën e thatë
s’ma del kush,për serenatë
thell’ nga shpirti ,më del zëri
kur kam Korçën, jam i tëri!&j&
@NewsIn.Al
