Wednesday, December 4, 2024
spot_img
HomeOpinionSa larg Europes dhe vlerave demokratike jemi

Sa larg Europes dhe vlerave demokratike jemi

Opinion,  nga Jorgji Sidheri

Sa larg Europës,vlerave demokratike dhe shtetit ligjor jemi …
Opozita si grupim politik apo alternativë politike (e majtë apo e djathtë) është pasuri kombëtare në një shtet demokratik.Këtë duhet ta theksojmë mirë sepse kemi 30 vjet dhe e shohim si armike opozitën…dhe jo si mbikqyrëse e pushtetit dhe përfaqësuese e pakicës.Kur pakica nuk guxon të reagojë,demokracia është në rrezik.
Opozita është një kundërpeshë e qeverisë.Roli i opozitës është të kritikojë programin, vendimet dhe veprimet e qeverisë duke shqyrtuar nga afër projektligjet e saj dhe buxhetit.Siguron transparencën e qeverisjes nëpërmjet presionit të saj.
A e imagjinoni se çndodh në një shtet demokratik pa opozitë në parlament ku bëhen ligjet e këtij shteti…Ku kalon buxheti i shtetit..etj etj…në emër dhe kurriz të Popullit.
A e imagjinoni pushtetin lokal pa opozitë…
Prandaj shohim shifra të frikshme të tenderave marramëndëse … se sna shikon dhe sna kontroll asnjë…Vetë Ali-vetë Kadi.
Atributet themelore të demokracisë:
1-Sovraniteti popullor,realizimi i vullnetit politik të popullit nëpërmjet qeverisjes së shumicës.Duhet të krijojë edhe hapësira politike për artikulimin politik të pakicës ta inkorporojë atë në jetën politike.
2-Shteti ligjor.I gjithë pushteti del nga ligji dhe bazohet në të.
3-Parimi i ndarjes dhe kufizimi i pushtetit një nga parakushtet elementare të demokracisë,duke përcaktuar mekanizma të kontrollit të tyre reciprok.
4-Zgjedhje të lira të drejtpërdrejta e të ndershme sigurojnë konkurencën midis subjekteve dhe alternativave politike.
5-Sigurimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut.Liria e të menduarit,liria e fjalës,e shtypit e informimit etj.
6-Pluralizmi politik dhe ekonomik,parakusht i demokracisë.
7-Kultura dhe toleranca politike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments