KreuKulturë / ArtTh.Ciko- Poezi:Po i nis letër qiellit, Nuk ia dua kaltërsinë, S'ia gustar...

Th.Ciko- Poezi:Po i nis letër qiellit, Nuk ia dua kaltërsinë, S’ia gustar as yjet, Që natën ndrijnë…

THEODHORAQ CIKO

LETËR QIELLIT

Po i nis letër qiellit,
Nuk ia dua kaltërsinë,
S’ia gustar as yjet,
Që natën ndrijnë.
As një ngastër mos më rezervojë,
Nuk dua lart të ngjitem,
Parajsën e kisha në tokë,
Që kur linda e bëra timen.
E urej dhe ndriçimin e hënës,
Sidomos kur shëmtohet si drapër
Më pëlqen afrimi i shtërngatës,
Shiu i butë, bubullima me breshër.
Po të binin aty ku duhej,
Edhe rrufetë do i doja,
T’ë pastronin gjithandej,
Më e bukur të ish jeta.
Letrën, me vetëtima po e shkruaj,
Ta lexojë dhe Zoti po të dojë
Unë tokësori që veç vuaj,
I lumtur jam, kurrë s’jam qarë.
Nuk jam lodhur, jam forcuar,
Jeta shumë më ka përplasur,
Baçë me lule ëndërruar,
Por asnjerë se kam pasur.
E di se askush s’më dëgjon,
As qielli që më shumë ri gri,
Ndaj kjo letër kurrkund nuk shkon,
Lexojeni veç ju o shokë të mi..!

Piktura ilustruese nga Sotiraq Xega

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit