KreuAktualiteti-UNË DHE JETA IME E VOGËL- Mëngjes i trembur nga çanga...

-UNË DHE JETA IME E VOGËL- Mëngjes i trembur nga çanga lufte, Karvane virusesh e fantazma pesë G…

-UNË DHE JETA IME E VOGËL-

Mëngjes i trembur nga çanga lufte,
Karvane virusesh e fantazma pesë G,
Sanksione, jete-vdekje në bilançe,
Unë dhe jeta ime e vogël që rënkojmë…

Përherë këtë punë ka patur bota,
Që nga gjeneza dhe gjer më sot,
Më dhembin, më therin shumë gjëra,
Asgjë më shumë sesa ti, s’gënjej dot…

Paturpësisht, tangent më kalojnë të tëra,
Në vorbullën ku kam hyrë e s’dal dot,
Cep me cep nga djajtë dridhet bota,
Unë dhe jeta ime, rënkojmë nga tjetër gjë…

-ARMENIDA-
(Shkurt 2022)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit