KreuAktualiteti“Vatrani i harruar”, premiere e re e Teatrit “A.Z.Çajupi” Korçë,  shkruar nga...

“Vatrani i harruar”, premiere e re e Teatrit “A.Z.Çajupi” Korçë,  shkruar nga Teodor Laço dhe vene ne skene nga Milto Kutali

“Vatrani i harruar”, premiere e re e Teatrit “A.Z.Çajupi” Korçë,  shkruar nga Teodor Laço dhe vene ne skene nga Milto Kutali

“Uji vertitet
Rroten rrotullon
Mbi jeten tone
Koha po kalon…”
Duhet te kalonte kaq kohe qe une e shume bashkeqytetaret e mij te mesonim se kete kenge e ka kompozuar Thoma Nasi. Po edhe “Vlora, Vlora”
Jam vlonjat, jam vlonjat
Shpaten e kam meme e ate !

Mirenjohje zotit Teodor Laço per dramen e tij “Vatrani i Harruar”. Ne menyre kaq koncize, kaq fisnike, kaq artistike vjen jeta dhe vepra e njerit prej korcareve patriote te shekullit te kaluar, qe luftoi e mbrojti dinjitetin shqiptar, jo me arme, po me muzike, me kulture, me mendesi perparimtare, me ideale fisnike, per ta pare vatanin te barabarte me kombet e tjera europiane.
“Evropes do ti afrohemi me kulture, jo me fustane mendafshi e parfume te shtrenjte” thote nje nga bashkepunetoret e tij, nje nga miqte qe e ndihmuan te bente muzike te vertete, muzike qe vjen ne breza si pasuri e palujtshme dhe e vyer, me te cilen krenohemi.

Faleminderit z. Milto Kutali, regjizor i drames. Zgjedhje e bukur, ne kohen e vendin e duhur.

Faleminderit Kristian Koroveshi ne rolin kryesor ate te Thoma Nasit. Interpretim mbreselenes e teper dinjitoz.
Dasara Xhangolli o e bukur, e mencur, lozonjare, ne rolin e gruas se mire e te dashur, “une do te vij kudo qe te shkosh ti”. Dhe nenes se perkushtuar.
Ligoraq Riza, Guri Koco role te realizuar, me peshe e me dinjitet.
Franc H. Bregu te pergezoj per tre role te ndryshme ne nje drame. Sa e veshtire e sa e bukur kjo gje !
Kur je perfaqesuesi finlandez i Lidhjes se Kombeve, na thua ca fjale qe s’harrohen :
“Edhe ne kemi qene ne roberi, prandaj, ashtu si ju, dime ta cmojme lirine” ose “Ju keni nxjerre artiste e figura shume te zote, me te cilet duhet te krenoheni”.
“Jam i lumtur qe juve zoti Nasi, kerkoni muhamedane e te krishtere se bashku, per te ngritur nje konservator muzike”.
Franc, sa vjen e rritesh ne rolet e tua ne teater, te pergezoj fort.
Te me falin aktoret ne rolet e Mbretit Zog dhe Ali Asllanit qe nuk ua di emrat, po qe i vleresoj pa mase per seriozitetin e punen e mire.

Mirjana Deti, narratorja e pjeses, plot hijeshi veshur me kostumin dardhar !
E se fundmi, Kori Lyra drejtuar nga Pandi Bello, qe na solli ne teater nje fryme te embel tingujsh e na beri te kendonim te gjithe.
Pandi Laco e Bledi Laco, krenare per atin tuaj. Nese nuk e keni pare, shpejtoni sonte ta arrini naten e dyte. Babai juaj do gezohej shume.

Dola e mbushur me krenari e dashuri nga teatri. Mesova, kendova e lotova pak.
Ju faleminderit !❤ Elda Zavalani

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit