KreuAktualitetiXhevahir Zeneli- Qytetar Nderi i Kolonjës! Një vlerësim i merituar për Xhevon...

Xhevahir Zeneli- Qytetar Nderi i Kolonjës! Një vlerësim i merituar për Xhevon e dashur të gjithë publikut shqiptar…

Kolonja nderon një prej aktorëve më brilantë të skenës shqiptare, Xhevon e madh e të respektuar në gjithë trevat shqiptare.

Si rrallë herë Erseka festoi në një mbrëmje të veçantë ku artistëve të Elita 5, që me zërin e tyre ngritën peshë publikun kolonjar, të cilët  mbushën plot sheshin kryesor, ju bashkuan dhe artistë te tjerë të skenës dhe ekranit si Agron Llakaj, Devis Xherahu, Leonard Bombaj, aktorëve të Al Pazar etj….

Në postimin e saj zyrtar shkruan për shpalljen e Xhevair Zenelit, Qytetar Nderi të Kolonjës :

-Shpallet “Qytetar Nderi” aktori i humorit Xhehahir Zeneli, me motivacionin për kontributin e tij të shquar në promovimin e artit dhe kulturës kolonjare.

Ka qenë kryetari i Bashkisë Kolonjë Z.Erion Isai bashkë me kryetaren e këshillit bashkiak Donika Xhelili, të cilët i kanë dhënë titullin e lartë aktorit të njohur, i cili ka galeri të gjerë në rolet e tij në estradë, teatër dhe kinematografi.

Pjesë e surprizës ishte dhe aktori Agron Llakaj dhe trupa e aktorëve të emisionit të humorit “Al Pazar”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit