Vlerësim e mirënjohje për forcat ushtarake dhe ministrin Peleshi, nga Kryeministri Rama.

Sot në Bazën Ajrore të Farkës u mbajt një takim për të nderuar të gjithë ata ushtarakë apo civilë që kontribuan në shuarjen e zjarreve të muajve të fundit, të verës. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për të gjitha forcat e angazhuara dhe njëherësh për ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Dua të falënderoj ministrin që në muajin e fundit të ëvshtirë, ka nderuar qeverinë.
Duke u gdhirë në jug e ngrysur në veri. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me forcën e shembullit të tij ka motivuar edhe drejtuesit e tjerë, dhe jam i bindur që ai është modeli që të gjithë ne duhet të kemi parasysh sa herë që sfidat bëhet të tillla që i vënë njerëzit në pozitën që kanë nevojë për një motivim më shumë se në ditët e zakonshme. Dhe kur shohin titullarët të jenë aty, sfida e përbashkët bëhet më e lehtë”, tha Rama për ministrin Niko Peleshi.


#NewsIn. Al

