Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeOpinionVoskopoja është Jeruzalemi shpirtëror i vllehëve./ Av.EDMOND PETRAJ

Voskopoja është Jeruzalemi shpirtëror i vllehëve./ Av.EDMOND PETRAJ

Voskopoja është Jeruzalemi shpirtëror i vllehëve.

Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë.

Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, artizanat të zhvilluar e tekstile.

Qyteti asokohe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi.

Voskopojarët kanë qenë grupuar në 14 korporata, që përfaqësonin kategori të mëdha industriale dhe tregtare të kohës.

U shkatërua tri herë derisa u kthye në një fshat të zakonshëm. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin Sali Butka në 1916.

Sot ruan vlera të mëdha të artit mesjetar, ka perspektivë të mirë për turizëm malor she sportin e skive.

Busti i Sali Butkës,  zjarrvënësit të Voskopojës,  i vendosur në Kolonjë!!!!!!

#Av. Edmond Petraj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments