Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiVrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

Një program i koduar mesazhesh që kriminelët besonin se ishte i padepërtueshëm, që prej vitit 2023 po rezulton të jetë çelësi për të goditur grupe të rrezikshme kriminale.

Për të arrestuar persona që konsideroheshin të paprekshëm. E për të zbardhur vrasje, dosjet e të cilave ishin pluhurosur në arkivat e Policisë, me siglën “pa autor”.

Planifikimi i krimeve, nga trafiku i drogës te atentatet, të gjitha nën iluzionin e fshehtësisë së plotë, tashmë po rezulton fundi i disa prej bosëve të krimit.

Por para vitit 2021 ata nuk e dinin këtë dhe favori i agjencive të zbatimit të ligjit ishte se këtë herë ishin një hap para tyre. Autoritetet belge dhe ato ndërkombëtare bashkëpunuan në mënyrë perfektë për të goditur klanet e rrezikshme. Ata arritën të deshifrojnë mesazhet në SKY dhe ajo që gjetën ishte një thesar për drejtësinë, njësoj si hapja e kutisë së Pandorës.

Këto mesazhe përmbanin plane të detajuara, lista krimesh që po përgatiteshin, madje edhe foto e video. E ashtu si ndërkombëtarëve, zbërthimi i SKY po i vjen në ndihmë edhe drejtësisë Shqiptare.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments