Duke uruar gjithë dashamirësit e librave, të lexojnë sa më shumë, pasi të shtohet jeta e bëhet më e bukur!
Këtë vit pata shumë libra për të lexuar, natyrisht disa prej tyre nga biblioteka dhe disa nga biblioteka ime modeste por edhe nga libra online. Vitin e kaluar kisha lexuar njëzetë e katër libra, këtë vit tridhjetë e katër pra dhjetë libra më shumë! Do shtoja faktin se dhe kam lexuar në punë gjatë kohës së lirë në fillim fshehur e më pas me lejen e shefave që i falënderoj shumë!!!
Libra që lanë mbresa gjatë vitit 2024
Desha t’i veçoja librat si më të bukurat lexuar gjatë këtij viti:
1) Janar – lexova “” e , roman, tejet i bukur dhe shumë aktuale në kohët e sotme. Një djalë Marku “klienti” i mbërthyer nga një sistem ligjor të çmendur, nga prokurorët që duan që ky djalë të flasë dhe nga mafia njëkohësisht që do ta mbulojë krimin dhe tja mbyllë gojën. Avokatja e djalit bën gjithçka duke rrezikuar jeten të dyve…
2) Prill – lexova “̈ ̈ ” e , të njohësh botën afgane që ka përjetuar gjithçka: terrorizëm, luftë, krime nga më çnjerëzore, vuajtjet e tyre. Të përjetosh ndjenjat e tyre të vërteta, vlerat e tyre idetë mesazhet që përcjellin si kudo në botë ku ka luftra është goditje që të bën të reflektosh për jetën…
3) Qershor – lexova “” e , një roman i bukur! Një poet kthehet nga Gjermania i cili pasi viziton vendlindjen shkon në Kars një qytet në kufi verilindje të Turqisë. Aty njihet me botën, jetën e njerëzve të thjeshtë, jetesën në këtë dimër të acartë që nuk është i vetmi. Ky merr përsipër të shikojë e vëzhgojë zgjedhjet qe behet aty. Por njëkohësisht merret dhe analizon vetëvrasjet që kryhen nga vajzat e reja myslimane. Me plot historitë e tyre të dhimbshme…
4) Shtator – lexova ” ̈” të , shumë interesante! Një vajze Ela mërr përsipër një libër nga një agjenci të bëjë një raport mbi të. Pasi e lexon librin “Blasfemi e ëmbël” zhytet aty dhe e përpijnë tregimet (sikurse dhe mua njejtë) për Shamsi i Tebrizit që kërkon Rumiun roli i tij si dervish që shnderrohet në klerik të famshëm, një poet mbrojtësi i Dashurisë. Befas Ela nis ti zbatojë, mëson për rregullat (mësimet e Shamsit) që flasin për bashkëjetesën mes njerëzve, kulturën e tyre, Dashurinë në secilin prej nesh…
5) Fillim Tetori – lexova “Ç ” të , me një shqipërim të përsosur nga Robert Shvarci. Flitet për Spanjën gjatë mbretërimit të Alfonsit, bashkëjetesa me çifutët, arabët dhe dashuria që përjeton me çiftkën e bukur që harron të marrë pjesë në luftra, harron shtetin, harron dhe mbretëreshën. Ndërton pallat, me kopshte të bukura për atë vajzë që dashuronte dhe ikte kur e thërrasin për lufte. Më pëlqente me se shumti kopshtet e bukura në periferi të Toledos (ekziston dhe sot e kësaj dite) dhe dashuria e tyre.
6) Fund tetor – lexova ” ̈ “, . Një grua dhe e kaluara e saj, ajo ka vendosur që ta zgjidhë këtë të fshehtën e kaluarës së saj të largët që ajo nuk e kujton dot, asgjë, dhe ta hedhë pas ankthin e vjetër që nuk e lë të qetë. Ngjarje të shumta përmes dashurisë, luftrave, lidhjeve të gjakut,ë që ajo ka. Përjeton liri, rijeton veç për të treguar. Pra tregon historinë e saj që kur lindi në shtëpinë e gjyshërve të Chinatown lagje e San Francisko, historinë e cdo familjari, dashuri luftra e ndarje, ribashkimi… vajza e vogël me një aparat fotografik që e meson me endje, që nëpërmjet fotografisë mëson shumë gjera, të vërtetën, bukurinë, format e bukura të çdo objekti pra e kthen në Art. Duke punuar mbi një fytyrë në dhome të errët, mëson shumë gjera: emocionet e shpirtit të njerëzve, emocionet e një ngjarje ose e një objekti, që veç shpirti I saj kënaqet me këto! Mëson histori të fshehta nga jeta e saj, pra të 5 viteve te para të jetës që i kishte te fshire nga historia…
•Do e veçoja si librin më unik që kam lexuar këtë vit është ” ̈ ” më ka lënë tejet mbresa të bukura e do ta mbaj mend më gjatë në memorien time!
•Duke shpresuar që vitin që vjen uroj të gjej e lexoj libra akoma me të bukura në bibliotekë që ia vlen me së tepërmi duke mos anashkaluar dhe udhëtimet që i kam fiksim për të qënë “Free” nga çdo gjë!!!
•Duke uruar gjithë dashamirësit e librave, të lexojnë sa më shumë, pasi të shtohet jeta e bëhet më e bukur! #cheers 
#BibliotekaeIrsës #bookishgirl
#Happy #NewYear2025 #books #more #please✨️
Irsa shore
@NewsIn.Al

