Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeAktualitetiKur erdha në Korçë këtë rradhë, nga fqinjët e mij në pallat...

Kur erdha në Korçë këtë rradhë, nga fqinjët e mij në pallat njoha vetëm dy…

Kur erdha ne Korce kete rradhe, nga fqinjet e mij ne pallat njoha vetem dy…

Te tjeret me pyesnin <Tani keni ardhur me qira ketu per banim?>.

Une buzeqeshja dhe nuk mund ti thosha askujt qe isha banori i pare I atij pallati. Para se te ngrihej ky pallat ishte nje lendine ku te gjithe femijet e asaj zone losnim gjithe diten kembezbathur.
Mendoj, si mund te behet nje dasem apo vaki ne nje pallat si ky i imi A i hap dyert fqinji apo gjithe kati si atehere.
Une komshinjte ku jam rritur i konsideroja familje. Nuk kish gezim apo fatkeqesi qe te mos e ndanim bashke sa dhe tepsia e byrekut nganjehere ndahej me komshinjte pa folur per pjatat me petulla apo japrak qe ishin me te shpeshta. Tani portat e mbyllura flasin nga syri magjik me gjuhen e memecit.
Dikush ndoshta e mban mend ate llotarine e vogel me 100 lekeshe qe gjithemone i pari e merte ai qe kish me shume nevoje. Cdo recete gatimi e nenave tona apo thurrjet me shtiza kalonin dore me dore tek te gjitha. Dikur fqinji ishte siguria me e madhe pas prinderve, dera qe hapej edhe kur e jotja ishte mbyllur. Borxhi qe jepej nuk perflitej kurre.
Sot nuk e di a ka shume fatlume qe e perjetojne kete ndjesi me fqinjet e tyre
22-03-2024

Pëllumb Koro_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments