Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeOpinionNë emër të së ardhmes të shpërfillim të keqen/Petrika Tollkuçi

Në emër të së ardhmes të shpërfillim të keqen/Petrika Tollkuçi

Në emër të së ardhmes të shpërfillim të keqen!
Nëse dita e gjykimit do të ishte sot të gjithë ne do të ishim të barabartë përpara zotit, jo përpara ligjit, dhe gjithkush nga ne do të gjykohej nga ai lart për ato që kemi bërë mirë apo keq dhe ato që nuk i kemi bërë.
Por problemi qëndron se sot disa të pa udhë marrin në dorë skeptrin e krijuesit dhe gjykuesit dhe përpiqen të vendosin errësirën në vend të dritës dhe shpifjen në vend të të vërtetës.


Nuk e mbaj mend kur kam lindur por di që në çertifikatën time të lindjes kam datën e lindjes në Korçë, mëmësinë, atësinë dhe gjininë.
Sigurisht që nuk bëj asnjë përjashtim nga asnjë qënie njerëzore, i barabartë mes të barabartëve, një kokrrizë rëre në oqeanin njerëzor.
E nisa këtë shtjellim pasi si pjesë e komunitetit të nderuar dhe të respektuar të Bashkisë Korçë, vërej se disa individë që nuk kanë lidhje me këtë komunitet, duke bërë guidë njohëse në këtë komunitet kanë nisur të ngatërrojnë shenjat e pikësimit, tabelat e qarkullimit, normat e komunikimit dhe mbi të gjitha po marrin përsipër vlerësimin e njerëzve.
Po i marrin për dore, ju tregojnë bulevardet, rrugët dhe rrugicat e Korçës por kur i pyet bulevardit i thonë rrugicë dhe rrugicës bulevard.
Drita që reflekton komuniteti i gjithë bashkisë sonë ja u tjetërson shikimin dhe përfytyrimin mbi realitetin ku ky komunitet jeton.
Drita ju duket errësirë, dita ju duket natë, zhvillimi ju duket prapambetje, njeriu normal ju duket anormal, shkurt pianos i thonë qemane.
O njerëz, këtu lulet nuk i hanë gomerët, këtu lulet bëhen dhuratë!
Pse po i referohem kësaj teme dhe pikërisht tani?
Sepse këta anonimët e përjetshëm që jemi përpjekur ti begenisim dhe respektojmë, këta kollovarët që po ju dhe gishtin të marrin krahun, këta që edhe ato që ju shkruajnë nuk dinë ti lexojnë, këta që nuk nohin zot dhe perëndi kanë nisur të luajnë rolin e zotit, duke vjedhur të drejtën e autorit – Perëndisë dhe po bëjnë vettingun e individëve të këtij komuniteti ku jetojmë.
Çfarë të bëjmë? Të merremi me ta dhe të pengohemi në rrugën tonë?


Jo, është koha që në emër të së ardhmes të shpërfillim të keqen dhe të shohim përpara!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments