KreuOpinionProtesta në Korçē dhe politikanët si shpëtimtarë tē shpëlarë...avokati i njohur Esmerald...

Protesta në Korçē dhe politikanët si shpëtimtarë tē shpëlarë…avokati i njohur Esmerald Xhafa reagon pas protestave qytetare!

Protesta në Korçē dhe politikanët si shpëtimtarë tē shpëlarë.

Protestave qytetare që shpërthyen thuajse në mbarë vendin, si kundërshtim egzistece për rritjen e çmimeve, ju bashkua edhe Korça.

E nisēn pafajshëm e me njē motivim ndërgjegjësues studentët e Universitetit ‘Fan S. Noli, duke u ndeshur më parë me kordonët e policisë e duke përfunduar protestën paqësisht para bashkisë.

Pas kësaj proteste, disi i habitshm por jo pa kuptim, erdhi një reagim i Këshillit Studentor të këtij Universiteti. Sqarohej se nga studentët nuk kishte të shoqëruar në komisariat, dhe se protesta e tyre nuk kishte lidhje me atë që e zhvillua më pas nga qytetarët.

Në këtë vrull, dhe me dijen e njohur që hekuri rrihet sa është i nxehtë, u organizua protesta e dytë në Korçë. Por, siç ndodh rëndom që politika fut hundët kudo ku ka interesin e saj për manipulime, ky tubim i radhës firaksi goxha nga pjesmarja.

Protesta e dytë ishte zhgënjyese në të gjithë grafikun e saj nga ajo e para. Ra prania, entuziazmi, paraqitja e kërkesave etj. U duk sikur nga e gjithë kjo tollovi fitoi Edmond Spaho që bëri sikur u përlesh me policinë dhe pastaj gjeti ca studio televizive të rangut të dytë në Tiranë për të paraqitur ‘qëndrestarin’ heroik.

‘Sot Korca zjente nga protesta qytetare dhe studentore kunder rritjes se cmimeve.

Policia tentoi te pengonte protestat, por studentet dhe qytetaret nuk i frenon dot askush.

‘Me te drejten kushtetuese, jam ne shesh per te protestuar kunder dhunes, abuzimit dhe vjedhjes!
Nuk na ndalni dot! Protesta eshte legjitime ‘STOP’ rritjes se cmimeve’ ka reagur deputetja korçare e PD, pasi ka spikatur në ballë të protestës ashtu si Spaho që bënte se turfullonte ca shprehi standarte mes policave.

Korça dha sinjalet se nuk shkon si mish për top të politikës në protestën e dytë, ku pjesmarja ishte më e ulët.

Historikisht, kjo e ka një spjegim.

Por, zëri i një qytetari që ndihet i lirë si avokat Esmerald Xhafaj, sjell pa shumë koment ngjarjet e fundit të protestës në Korçë.

‘Politika VRAU protesten sot ne Korçe.

Korça ka veçantine e saj, nuk di te grindet, nuk di te shaje por thjesht te ndeshkon.

Para dy ditesh ne rruge dhe ne shesh dolen Studentet, dolen shumica e njerezve te cilet kane vendosur te jetojne dhe te luftojne per kete qytet.

Por ne te dyja keto protesta, per fatin e keq, dolen ne rrjesht te pare ata te cilet e kane katandisur kete vend ne kete derexhe, POLITIKANET.

Dolën dhe nisen me retoriken boshe te ketyre 30 viteve, te shajne, te shajne dhe baltosin kundershtarin e tyre, qeverine, dhe nderkohe qe bashkejtojne gjithe kohes.

Korça ua dha pergjigjen’ ka shkruar Esmerald Xhafa.

 

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit