KreuOpinionSa më pak te kujdeset shoqeria per ty, aq më pak egziston...

Sa më pak te kujdeset shoqeria per ty, aq më pak egziston edhe ti per të, si dhe anasjelltas…

Nga Ymer Nurka

POSTMORTUM

Sa më pak te kujdeset shoqeria per ty, aq më pak egziston edhe ti per të, si dhe anasjelltas. Shoqeria eshte refleksion i qytetarise se individit, me sakte eshte pasqyra e kultures se nje populli. A kemi nje shoqeri civile ne Shqipetaret sot?!
Rolin e shoqerise nuk e zvendeson dot shteti, me gjitha mekanizmat, apo institucionet e tij, apo ca shoqata mjeranesh, qe s’kane asnje interes tjeter, veçse te mashtrojne, apo zgrapin ca fonde, pasi shoqeria eshte strukture primare, qe kerkon nje histori te tere te krijohet, pikerisht ndaj edhe roli i saj eshte i pazvendesueshem. Nuk mundet shteti te beje, ate qe ben Shoqeria, as “de fakto”, as “de jure”. Shteti eshte mekanizmi multi funksional juridiko-ekonomik, qe ka ne qender te aktivitetit te tij, prosperitetin e vete shoqerise. Jo domosdoshmerisht, atje ku ka nje popull, ka edhe nje shoqeri civile. Ka ende ne bote dhe popuj tribu, te cilet nuk ngrihen dot mbi zakonet dhe paragjykimet, mbi tabutë, apo vargonjte e skllaverise; popujt primitive.
Shoqeria e vertete eshte produkt i nje zhvillimi social-ekonomik, e cila ka shtresa, ka klasa, ka elite intelektuale, te cilat reflektojne ne ngritjen e institucioneve te shtetit, ku thelbi i gjithçkaje bazohet mbi vullnetin e lire te individit te emancipuar.
A eshte shteti qe kemi, pasqyra e aspiratave tona si popull, a bart ai në tere ngarkesen e tij juridike, vullnetin e vertete te qytetareve te lire ne keto 3 dekada?!
Shoqeria nuk eshte godine, qe shkaterrohet dhe ngrihet sa here te teket ty, apo nje grupi aventurieresh, shoqeria trashegohet, ajo eshte si deti, qe vetepastrohet dhe i nxjerr natyrshem ne breg leshteriket. Elita intelektuale i ofron nje filozofi te caktuar dhe pret duke duruar perqafimin e saj. Shoqeria eshte delikate. Ajo mundet te mashtrohet, mund te paragjykohet dhe te keqtrajtohet, pasi ajo ne neshtresat e saj ka dhe nje strukture invunerabel, te cilet manipulohen lehte, mjafton tu premtosh atyre edhe nje thes miell. Por ne vendin tone ndodhi rasti më unikal ne bote; u vra shoqeria, zonja e vetme e vlerave kombetare, u shkaterrua me themel gjithçka, ne emer te se shkuares dhe me perrallat e se ardhmes.
Ne vitet 90-te u be çmos per rrafshimin e vlerave social-ekonomike, te asaj shoqerie te ndertuar me mentalitet socialist, me filozofi te perqendrimit te prones kolektive mbi mjetet e prodhimit, pasi vetem keshtu, mbi nje vend pa zot mundet te beje gjithçka qe deshiroje.
Ndodhi spontanisht, apo u be me projekt nga akademite Serbe, apo Greke, Ruse, apo Bullgare; e ç’rendesi ka, pa dyshim qe pati nje mega projekt antishqiptar qe vazhdon edhe sot, me aktore te brendshem dhe te jashtem.
Filloi me premtimin e sektretarit te shtetit, makina e te cilit u mbajt mbi supe nga turma te ekzaltuara dhe pastaj nuk reshten per tre dekada bëmat dhe gjëmat:
Nuk u punua aspak per shendoshjen dhe bindjen e popullit per ndryshim, por u perdor dhune fizike dhe psikologjike mbi masat, per ta shkaterruar te vetmen shoqeri te krijuar nga Shqiptaret pas shekujsh. U masakrua gjithçka, u perdhos ndjenja patriotike, u zbehen deri ne mohim vlerat humane, u tjetersua morali dhe tradita, u vra Shoqeria Shqipetare, ndaj ne sot nuk kemi nje Shoqeri te vertete, por nje shembelltyre- sozi te saj
E permbysen ate sistem deri ne themel, madje deri ne qelize. Asgje e mire s’u pa, as ekonomike, as politike, as kulturore dhe as sociale. U besua se zbriti Mesia mbi token e Arbrit dhe na solli gjithe miresine dhe prosperitetin. U manipulua nje shoqeri e tere, u mashtrua, perseketua, u vodh dhe u degjenerua. Nda me te drejte lind pyetja; A kemi shoqeri ne sot ne Shqiperi? Nese kemi, perse eshte kaq e vdekur, kaq anemike, gati si nje kufome e pavarrosur. Ju mbyten bijte neper Otranto; vajtoi e pastaj heshti. E vodhen ne Piramida; reagoi duke vrare vetveten pastaj prape heshti. E vrane dhe e shkaterruan me bombe atomike ne Gerdec; heshti dhe vdiq. Ja vrasin vajzat dhe grate; hesht. Ja shiten gjithçka qe pati heshti. Ja vrasin lirine dhe endrrat; hesht. E vjedhin me tendera dhe koncesione; as ndjehet fare. Po je ti o shoqeri Shqipetare, qe vidhesh, vritesh, robtohesh, diskretitohesh, injorohesh, poshterohesh. A je e gjalle apo ke vdekur?! Perfundimisht veshtire te besoj se ti gezon ndergjegje te plote. Ti je nje kufome mjerane qe nuk di ta perceptosh lirine dhe dinjitetin njerezor. Tashme ke pesuar regres dhe more statusin qe te dhane plangprishesit, ata qe te shkaterruan: jo ti nuk mundet te quhesh më shoqeri, por thjesht nje turme. Te shkelin, te perdhosin, te tallin, te lane pa drita, pa uje, pa rruge, pa pune, pa buke, te 99-at t’i bene, por ti kurre nuk reagove, ndaj ty s’ta ka friken me askush. As hajduti, as krimineli, as rrugaçi, as injoranti, as perdhunuesi i vajzave, as korrupsionisti, askush. Shoqeri qe llomotit, dhe kuis si qen i zgjebur, madje ne lekuren tende majmen dhe morrat dhe pleshtat dhe kepushat, ndersa nga brenda te ha tënja. Keshtu ndodh sa here nje shoqeri qe sillet e bute me shkaterruesit e saj. Sot si per ironi te fatit, ja keta qe te sollen ne kete gjendje, deklarojne me te madhe se jane shpetimtaret tend. Po nga se do te shpetojne valle? Ne fund te fundit çfare ka ngelur per tu shpetuar dhe a nuk jane ata, vete e keqja jote e madhe?!

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit