Nga Armand Baze
Si sot ne 14 shtator 1998 diten e varimit te A.Hajdarit, u organizua nga Sali Berisha grushti I shtetit kunder qeverise soc te F.Nanos. Vrasja u perdor si motiv per sulmin mbi institucionet kryesore te shtetit, pas akuzes qe Berisha i beri Nanos si orgazinator i vrasjes. Nga hetimet doli se vrasja nuk ishte politike, por kishte lidhje me perplasjen e te ndjerit me fisin e Haklajve ne Tropoje. Nderkohe qe motra e vellezerve Haklaj vazhdon te akuzoje S.Berishen per gjakderdhjen e vellezerve te saj, hetime qe me shume gjasa do te rihapen.
Vendi kaloi ne kaos, shume institucione rane, perfshi edhe kryeministrine.
U desh nderhyrja e prere e Departamentit Amerikan te Shtetit dhe ambasadores Marisa Lino, me thirjen qe nuk do njohim asnje qeveri qe vjen ne pushtet me dhune, qe Berisha te terhiqte militantet e armatosur, dhe vendi te shpetonte nga nje gjakderdhje e re, me permasa te pa parashikueshme.

A.Hajdari u shpall me pas hero i demokracise, ndersa se fundi gruaja e vet u perjashtua nga sistemi gjyqesor, per mos justifikim te pasurise te krijuar gjate ushtrimit te detyres si pjese e trupes te drejtesise. Midis pasurive te pajustifikuara ishte dhe nje pallat 9katesh ne Tirane.
#NewsIn. Al

