Në një takim me Zv.ambasadoren sllovene në Shqipëri z. Milena Radenkoviç kryetari i bashkisë Korçë zoti Sotiraq Filo vlerësoi edhe një herë eksperiencën dhe menaxhimin e shkëlqyer të ujësjellësit që garanton furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm. Ja postimi i tij në fb:
Jam shumë krenar që prej vitesh Korça është qyteti i parë dhe i vetëm në Shqipëri, që ka siguruar furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm.
Në një takim me Zv. Ambasadoren Sllovene në Shqipëri, z.Milena Radenković, ndamë eksperiencën tonë për këtë projekt, për mënyrën e menaxhimit dhe për punën që po bëhet me ujësjellësat në çdo Njësi Administrative. Ndër të tjera ndamë edhe eksperiencën tonë në çështje që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave, duke promovuar si shembull suksesi edhe njësinë tonë të dhunës e cila ka trajtuar me efikasitet raste të evidentuara.

@NewsIn.Al

