Historike/ Trump jep lajmin: Izraeli dhe Hamas firmosën marrëveshjen e paqes
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të paqes të propozuar prej tij.
Trump tha se sipas marrëveshjes të gjithë pengjet do të lirohen së shpejti, ndërsa Izraeli do të tërheqë trupat deri në një vijë të rënë dakord mes palëve.
Trump shtoi se kjo marrëveshje është hap i parë drejt “paqes së fortë, të qëndrueshme dhe të përjetshme”.
“Është një ditë e madhe për botën arabe dhe myslimane, për Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi Trump, duke falënderuar Katarin, Egjiptin dhe Turqinë për rolin ndërmjetësues.
@NewsIn.Al

