Wednesday, May 15, 2024
spot_img
HomeAktualitetiDuam apo nuk duam ne, Të Rinjtë e shohin botën në sy.../ILIR...

Duam apo nuk duam ne, Të Rinjtë e shohin botën në sy…/ILIR JANO

Përfundimi i “zgjedhjeve” për kryesinë e partisë më të madhe opozitare,  P.D tregoi realitetin e vërtetë të politikës shqiptare!  Fituesi dihej,  gara e pabarabartë,  kontestime nga të tre kandidatët humbës!

Rroftë Basha ishte slogani i të gjithë të zgjedhurve,  apo të tjerëve që çdo mendim ndryshe e shohin si armiqësor!  Harrojnë që vetë fjala demokraci do të thotë,  fjalë dhe mendim i lirë!

Akuzon zgjedhjet e 25 prillit Luli,  ku përballë kishte një parti kundërshtare, liderin e së cilës e kishte “perjashtuar” nga zgjedhjet që në 2017! Për Ramën  braktisi parlamentin,  për Ramen dhuroi bashkitë në gjithë Shqipërinë,  tashmë kush e beson këtë reagim të tij pas humbjes së zgjedhjeve?  Kur e quan veten humbës se të kanë vjedhur kundërshtarët politikë,  të paktën bëj zgjedhje brenda partisë tënde të drejta dhe demokratike! Të tre kandidatët demokratë e quajnë të parregullt këtë proces!

 

Përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme dhe brënda P.D na treguan se sa i domosdoshëm eshtë, ndryshimi i  klasës dhe mentalitetit të vjetër politik,  me atë të brezit të ri.

Besoj se “indiferentizmi” i të rinjëve për të qenë të pandikuar nga absurditeti mbytës që duan të përcjellin shumë “te ritur”,që e kanë fillin e mendimit e veprimit me një forcë politike të caktuar , është një lindje shprese, se mund t’i jepet fund tranzicionit të stërzgjatur në këtë vënd e se është koha e demokracisë funksionale, me një erë të re të menduarit, e cila do fillojë të shërojë gradualisht plagët e vjetra që lulëzuan në demokraci…Duam apo nuk duam ne, Të Rinjtë e shohin botën në sy…

#Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments