Wednesday, May 15, 2024
spot_img
HomeAktualitetiSpektakli i eklipsit diellor 🌞🌙 dhuruar sot në 'Amerikën e Veriut"

Spektakli i eklipsit diellor 🌞🌙 dhuruar sot në ‘Amerikën e Veriut”

Spektakli i eklipsit diellor 🌞🌙 dhuruar sot në ‘Amerikën e Veriut”

Ana qyteti

Disa dhjetëra milionë njerëz, përgjatë Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë ngritën kokat nga qielli për të parë të mrekulluar sesi dita u kthye në natë. Ky ishte eklipsi i parë i këtij shekulli që kapërceu tre shtete pas atij të 2017 që errësoi vetëm Shtetet e Bashkuar.


Ai që shumë dëshmuan të hënën ishte një fenomen si asnjë tjetër: Hëna lëvizi mes Tokës dhe Diellit duke ia shuar dritën në një eklips të plotë diellor.
Rruga drejt mbulimit të plotë, u shtri përgjatë kontinentit, duke nisur mbi zonat e ngrohta bregdetare të Meksikës, duke errësuar më pas qiejt mbi ujëvarat e Niagarës, para të të mbaronte udhëtimin e tij në brigjet e Newfoundland të Kanadasë.
Përpos mrekullisë, la pas edhe një ndjesi frike, një kujtesë për vendin tonë në univers.
Eklipsi i plotë i cili ndodh kur hëna kalon mes tokës dhe diellit, duke e bllokuar plotësisht sipërfaqen diellore, zgjati nga 3 deri në 4 minuta sipas NASA-s.
Për shumë amerikanë ky ishte shansi i fundit për të parë një fenomenit të tillë në 20 vite. Ai i radhës do të mund të shihet rreth SHBA në gusht të 2044.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments